Dalipi harron problemet: Luftëtari mbijeton dhe shet lojtarë!

29 Korrik 2019
13:08
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari ka prezantuar Klevis Dalipin si trajner. Trajneri u zyrtarizua nga drejtori sportiv Artur Dade dhe në fjalën e tij premton gjëra të mëdha. Ish-tekniku i Partizanit i habit të gjithë duke thënë se do të shesë 1-2 lojtarë, ndërsa mbijetesa mbetet objektivi kryesor. 

Dalipi – “Pranova me kënaqësi ftesën e drejtuesve. Jam këtu për të formuar skuadrën dhe ‘basti’ im është që deri në fund të sezonit klubi të shesë një ose dy lojtarë. Do të bazohemi te elementët e rinj dhe kryesisht te futbollistët shqiptarë. 

“Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe shumë lojtarë në provë. Objektivi minimal është qëndrimi në Superiore, por do të shohim hap pas hapi. E rëndësishme është të formojmë një grup dinjitoz, që të përballoj më së miri garën. Do të punojmë me ata lojtarë që kanë dëshirë për të punuar, sesa ata që kanë cilësi, por nuk angazhohen sa duhet”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit