Dallas e Doncic “leksion” Lakers, triumfojnë Clippers e Toronto

2 Dhjetor 2019
8:35
Telesport
back button

Dallas ka triumfuar 114-100 ndaj Lakers, ndeshje ku shkëlqeu Luka Doncic (27 pikë e 10 asist). Gjithsesi, diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli i ekipit mik, nga ku u realizuan 43 pikë. Për Lakers u dalluan të zakonshmit Davis (27 pikë) e James (25 pikë), por të vetëm nuk mundën të evitojnë humbjen. Fiton ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippers, që mposhti 150-125 Washington, në një ndeshje spektakolare (275 pikë së bashku). Leonard me 34 pikë e George me 31 ishin lider në fushë për Clippers.

Skuadra kampione e Toronto mposhti 130-110 Utah Jazz, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje. Kanadezët e dominuan takimin, me të zakonshmin Siakam (35 pikë) që bëri diferencën në parket. Boston, falë 30 pikëve të Tatum dhe 28 të Brown, mposhti 113-104 New York, ndeshje vendosur në minutat e fundit në favor të miqve. Humbet sërish skuadra e Golden State, që u mund 100-96 nga Orlando (Fournier 32 pikë), ndërsa Detroit shkatërroi 132-98 San Antonio (Wood 28 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Miami, 106-109

Minnesota – Memphis, 107-115

New York – Boston, 104-113

Lakers – Dallas, 100-114

Detroit – San Antonio, 132-98

New Orleans – Oklahoma, 104-107

Orlando – Golden State, 100-96

Toronto – Utah Jazz, 130-110

Clippers – Washington, 150-125

Lajme të tjera

Lajmet e fundit