Dallas humbet e rrezikon play off-in, New Orleans “leksion” Clippers

2 Prill 2023
7:49
Telesport
back button

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA, ku emocione e surprizat nuk kanë munguar.

Miami fitoi 129-122 ndaj Dallas, duke ndërlikuar edhe më tej pozitat e skuadrës teksane, jashtë zonës play out në Perëndim. Ndeshje e vendosur në fundin e saj, ku për Miami u dallua Butler, autor i 35 pikëve. Për Dallas, dyshja Doncic-Irving realizoi 65 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.

Fiton edhe New Orleans, që mundi 122-114 Clippers, sfidë ku vendasit dominuan shumicën e kohës dhe arritën një sukses që i mban në zonën “play in”. Kawhi Leonard realizoi 40 pikë për Clippers, por që mbetën për statistikë, ndërsa për New Orleans shkëlqu Brandon Ingram me 36 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Miami – Dallas, 129-122

Neë Orleans – Clippers, 122-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit