Dallas nuk dorëzohet, Doncic mposht Golden State dhe mban në lojë teksanët

25 Maj 2022
8:56
Telesport
back button

Ekipi i Dallas Mavericks fitoi 119-109 ndaj Golden State Warriors në finalen e katërt play off, duke rihapur garën për titullin kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA. Tashmë skuadra e Golden State udhëheq 3-1 serinë, ndërkohë që teksanët mbajnë gjallë shpresat për titullin në këtë kah të NBA-së.

Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, teksa të dyja skuadrat dueluan fort për fitore. Miqtë u përpoqën ta hapin lojën te të gjithë lojtarët, por pa sukses (Curry realizoi 20 pikë). Për vendasit u dallua Luka Doncic me 30 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Smith me 23 pikë.

Ndeshja e pestë do të luhet në shtëpinë e Golden State, që është një fitore larg titullit në Perëndim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit