Dana White: Conor në formë, gjithnjë i rrezikshëm kur rikthehet në kafaz

21 Nëntor 2020
12:06
Telesport
back button

Conor McGregor ka mundësinë të tregojë edhe një herë se është një nga sportistët më të mirë të UFC-së, kur më 23 janar do të duelojë ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257. Këtë gjë shpreson të shohë në kafaz edhe presidenti i UFC-së, Dana White, që nuk i ka kursyer lëvdatat për irlandezin.

Conor është gjithnjë një luftëtar i rrezikshëm për këdo. Nga ajo që kam parë në rrjetet sociale ai duket në formë dhe është stërvitur fort. Sa herë që ai është rikthyer në kafaz ka qenë i rrezikshëm. Për ne rikthimi i tij në kafaz është i rëndësishëm”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

Sfida mes McGregor dhe Poirier parashikohet e fortë, pavarësisht se irlandezi e ka fituar duelin e parë mes tyre. “Poirier e ka dashur këtë revansh prej kohësh. Unë mendoj se sot ai është një luftëtar shumë më i mirë se dikur, ndaj do të jetë një përballje interesante”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit