Dana White dhe Dillashaw nuk pranojnë humbjen: Gjyqtari e mbylli para kohe duelin

21 Janar 2019
12:35
Telesport
back button

TJ Dillashaw, kampioni i botës në peshën “bantamweight” (pesha 57-63kg), nuk e ka pranuar humbjen që ai pësoi ditën e diel në eventin UFC Brooklyn, ku u mund nga Henry Cejudio, në duelin për titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 53-57). Sipas Dillashaw, gjyqtari e ndali shumë herët ndeshjen (Cejudo fitoi me KO pas vetëm 32 sekondash, në raundin e parë).

“Ta shpif kjo humbje, pasi e konsideroj si një vjedhje. Kam punuar fort për të ardhur deri këtu, duke ndryshuar Divizion dhe isha gati. Ishte një duel mes dy kampionëve dhe gjyqtari nuk duhej ta ndalte atë sfidë në atë mënyrë. I thashë që jam “ok” dhe rivali vetëm sa më shtynte, ndaj është qesharake ajo që bëri gjqytari. Nëse do të humbas dua të humas me nder”, tha Dillashaw.

I këtij mendimi edhe presidenti i UFC-së, Dana White, që tha: “Mendoj se gjyqtari e ndali shumë shpejt duelin. Kur në kafaz janë dy kampionë bote, dy yje që duelojnë për titull, në një superduel, duhet lënë më shumë kohë. Nuk i marr meritat Cejudo për fitoren, por mënyra se si gjyqtari e ndali atë sfidë ishte e tmerrshme. Njerëzit duan spektakël dhe jo një duel të mbyllur herët, pas 30 sekondash”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit