Dana White: E padrejtë nëse Khabib do të dënohej në këtë mënyrë

1 Dhjetor 2018
18:52
Telesport
back button

E ardhmja e Khabib Nurmagomedov vijon ende të jetë në dilemë, pasi sportisti rus, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, është ende i pezulluar pa afat. Kjo gjë vlen edhe për Conor McGregor, të dy të pezulluar nga Komisioni i Sportit në Nevada pas incidentit që ata krjuan në mbyllje të eventit UFC-229 (6 tetor, në Las Vegas). Vendimi përfundimtar për të ardhmen e dy sportistëve pritet të mësohet më 10 dhjetor, kur ky Komision të japë rezultatet e hetimit dhe pasi të këtë dëgjuar edhe sqarimet e palëve të përfshira.

Dana White, presidenti i UFC-së, këtë herë ka dalë në krah të Khabib, duke thënë se sportisti rus meriton një dënim për atë kaos që krijoi, por pa shkuar në ekstreme. “Nuk mendoj se Komisioni do të dënojë me 1 vit pezullim Khabib, nuk do të ishte e drejtë nëse ndodh kjo gjë. Gjithçka zgjati 40 sekonda, asnjë njeri nuk u lëndua dhe nuk ndodhi asgjë e rëndë veç kaosit që u krijua. Unë pres të marr një mesazh sqarues nga Komisioni dhe shpresoj që dënimi të jetë maksimumi 1 vit, jo më shumë, pasi kjo nuk do të ishte e ndershme”, tha shefi i UFC-së.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit