Dana White: Ja çdo të ndodhë me McGregor, atij nuk ia heq titullin

13 Gusht 2020
9:10
Gentian Spiri

Në prag të eventit UFC-252 që zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas, presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur edhe për dy nga ikonat e këtij sporti: Conor McGregor dhe Jon Jones. Të dy ata kanë deklaruar se janë tërhequr nga sporti, por për numrin 1 të arteve marciale gjithçka mund të ndodhë.

Jon Jones është kampion bote në peshën “light heavyweight”, titull që Dana White nuk ia ka hequr. “Ende jo. Jones është ende kampion në fuqi. Herën e fundit ai tha se nuk do të duelojë më. E njoh mirë, mendoj se kjo ka qenë një deklaratë e momentit. Do të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha White.

Duke folur për irlandezin, White shtoi: “Këtë vit nuk do të duelojë, kjo është e sigurt. Për këtë gjë kemi rënë dakord. Ndërsa për vitin 2021 kemi plane edhe pse nuk jemi ulur ende t’i diskutojmë së bashku. Ashtu si shumica juaj edhe unë besoj se ai nuk është tërhequr dhe do të rikthehet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit