Dana White: Ja këshilla që i dhashë McGregor për duelin e radhës

5 Qershor 2020
8:50
Gentian Spiri

Conor McGregor ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në kafaz dhe se ndaj kujt do të luajë. Ai ëndërron të zhvillojë revanshin ndj Khabib Nurmagomedov, por duket se rusi, kampion bote në peshën e lehtë, ka një sfidë tjetër të programuar.

Khabib pritet të mbrojë titullin ndaj Justin Gaethje, që mban titullin e përkohshëm të këtij Divizioni. Për këtë arsye, Dana White, presidenti i UFC-së, i ka dhënë një këshillrë irlandezit për sa i përket sfidës së ardhshme.

Gjëja më e mirë për Conor, sipas mendimit tim, është që ai të presë fituesin që do të dalë nga përballja mes Khabib dhe Gaethje. Më pas, Conor të duelojë me fituesin. Kjo sfidë nuk është 100% e sigurt, por ky është një mendim”, tha White.

Më tej, presidenti i UFC-së tha: “Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjë irlandezi. Megjithatë, ju e njihni Conor, ndoshta ai ka dëshirë të duelojë më herët dhe atëherë do të përpiqemi të sajojmë diçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit