Dana White: Jam gati ta organizoj duelin e njeriut më të keq në botë, ata të dy përballë njëri-tjetrit

6 Qershor 2023
12:15
Telesport
back button

Në sportet luftarake është rikthyer debati për “njeriun më të keq” në botë dhe në të është përfshirë edhe presidenti i UFC-së, Dana White. Jo vetëm kaq, por ai ka shkuar edhe më tej, duke shprehur gadishmërinë e tij në organizimin të një dueli të tillë, ku do të përballeshin Jon Jones, kampioni i botës në peshën e rëndë në MMA dhe boksieri Tyson Fury, gjithashtu kampion bote në ring.

Më pëlqen Tyson Fury, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Por ekziston ky debat tani për njeriun më të keq në planet. Unë them se Jon Jones është njeriu më i keq në planet, nuk ka dyshim për këtë. Nëse dëshironi të diskutoni për një tjetër njeri të mundshëm më të keq në planet, ai do të ishte Tyson Fury në një ring boksi”, tha presidenti i UFC-së, Dana White.

Më tej, numri 1 i artave marciale mikse, shtoi: “Të gjithë e dimë se nëse Jon Jones zhvillon një duel boksi ndaj Tyson Fury, ky i fundit do ta fitonte duelin. Po i them Tyson Fury, të cilin e respektoj shumë, nëse vërtet dëshironi të zbuloni se kush është njeriu më i keq në planet, unë do ta organizoj atë sfidë. Unë do të realizoj Jon Jones kundër Tyson Fury në kafaz. Pra, oferta është që kjo sfidë të zhvillohet në oktagon”.

Nëse dikush dëshiron titullin e njeriut më të keq në planet atëherë Le ta bëjmë këtë duel. Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar, organizimin e kësaj sfide. Unë jam i gatshëm ta bëj të mundur. Tyson mund të më thërrasë vetë, ai ka numrin tim të telefonit dhe e pres të më thërrasë”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit