Dana White kërcënon yllin e UFC: Rinovo kontratën që të duelosh ndaj atij

11 Janar 2022
8:58
Telesport
back button

Dana White, presidenti i UFC-së, i ka kërkuar Nate Diaz që të rinovojë kontratën nëse dëshiron të vijojë të duelojë në artet marciale mikse. Ai e ka vënë këtë kusht dhe kërkon firmën e Diaz para se të arrihet një marrëveshje për duelin ndaj Dustin Poirier.

Një përballje që pritet me interes dhe që pritet të gjenerojë shumë të ardhura, teksa bëhet fjalë për dy nga yjet e UFC-së. “Të dy e duan atë duel, kjo është e qartë. Edhe UFC gjithashtu e dëshiron këtë përballje. Por Diaz duhet të rinovojë kontratën dhe më pas të zyrtarizojmë sfidën”, tha Dana White.

Nuk është thjesht çështje dëshire, duhet edhe marketing dhe bashkëpunbim. Nuk mjafton vetëm të nënshkruajë për një duel ndaj Poirier, pasi pas tij mund të jetë sfida me Conor McGregor. Ne synojmë mjaft gjëra të bukura me këta sportistë në të arhdmen”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit