Dana White: Kjo sfidë s’do të ndodhë kurrë, ja kur rikthehet në kafaz McGregor

17 Korrik 2019
16:04
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se nuk ka asnjë shans që Jorge Masvidal të përballet në të ardhmen me Conor McGregor. Arsyeja është se ata duelojnë në pesha të ndryshme, me shumë diferenca në kilogramë mes tyre. Jorge Masvidal duelon në peshën “welterweight (pesha 71-77kg), ndërsa McGregor në peshën “lightweight” (pesha 66-70kg).

As që bëhet fjalë dhe arsyeja është e qartë: Masvidal është shumë i madh fizikisht për McGregor. Ka shumë duele të tjera që ne po planifikojmë për Masvidal në Divizionin e tij, pa përfshirë në këtë mes irlandezin. Ai është shumë i madh për McGregor.  Conor nuk trembet nga kjo sfidë, por nuk i përket atij Divizioni”, u shpreh Dana White.

Më tej, Dana White, i pyetur se kur mund të shohim sërish në kafaz irlandezin, tha: “Pres që kjo gjë të ndodhë brenda 2019-ës ose në fillim të 2020-ës. Gjithsesi, Conor nuk do të përmendë asnjë emër rivali për sa kohë nuk zhvillohet dueli mes Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier, në shtator. Kjo nuk do të thotë që ai do të përballet me fituesin e atij dueli, por kemi më shumë variante”, tha presidenti i UFC-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit