Dana White konfirmon: Ata të dy do të duelojnë për titullin BMF

10 Shtator 2020
14:23
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Jorge Masvidal do të mbrojë titullin BMF (baddest motherfu*ker belt) ndaj Nate Diaz. Kjo sfidë do të zhvillohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2021-shit.

Në përballjen e parë mes tyre (nëntor 2019), Masvidal fitoi me “KO teknik” (ndalje të sfidës nga mjekët) para se të niste raundi i katërt. “Masvidal ka kërkuar vetë që ta mbrojë titullin ndaj Diaz”, tha Dana White.

Ata janë dy sportistët e parë që dueluan për këtë titull. Ndaj e meritojnë të sfidojnë sërish njëri-tjetrin. Kështu funksionojnë gjërat”, tha numri 1 i arteve marciale mikse. Pritet që marrëveshja të arrihet ditët në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit