Dana White konfirmon: Nick Diaz vs Jorge Masvidal në UFC-235

10 Dhjetor 2018
12:57
Telesport
back button

Presidenti i arteve marciale mikse Dana White ka bërë me dije sot se është shumë pranë marrëveshjes për të zhvilluar duelin e peshës “welter” mes dy ikonave të kësaj peshe, Nick Diaz dhe Jorge Masvidal, dy veteranë të kafazit. Me shumë gjasa, kjo përballje do të zhvillohet më 2 mars 2019, në Las Vegas, në eventin UFC-235.

Nick Diaz (26 fitore, 9 humbje e 2 duele pa rezultat në UFC) nuk duelon në kafaz që prej janarit të vitit 2015, kur u pezullua nga UFC pasi doli pozitiv me marijuana. Ndërsa sfida e fundit e e Jorge Masvidal (32 fitore e 13 humbje në UFC) daton në shtator të vitit 2017. Të dy sportistët janë veteran në artet marciale mikse.

“Të dy sportistët kanë rënë dakord për këtë sfidë edhe pse ende nuk kemi firmosur një kontratë, gjë që do ta bëjmë pasi të mbyllim përfundimisht bisedimet. Mendoj se shumë shpejt, para eventit të fundit të këtij viti (UFC-232) do të kemi edhe marrëveshjen zyrtare”, u shpreh për mediat presidenti I UFC-së, Dana White.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit