Dana White: Në duelin e McGregor dua të rikthej tifozët në stadium

23 Nëntor 2020
12:10
Telesport
back button

Dana White, presidenti i UFC-së, ka zbuluar sot për mediat se ai synon të rikthejë fansat në stadium, në eventet e arteve marciale mikse. Objektivi i tij është që në eventin UFC-257, që zhvillohet më 23 janar në Abu Dhabi, të ketë edhe tifozë. Në atë event do të duelojë Conor McGregor, që do të përballet ndaj Dustin Poirier.

Tashmë që kjo sfidë është zyrtarizuar, unë synoj që ajo përballje, ai event, të jetë sa më i ndjekur. Unë shpresoj, që së pari, të rikthej fansat në stadium, për ta parë atë sfidë dhe sjellë atmosferën e munguar. Pse jo, ata do të jenë të pranishëm në “fight island” për të parë duelet tona. Ky është objektivi im”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit