Dana White: UFC-254 do të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë

21 Tetor 2020
8:18
Telesport
back button

Eventi UFC-254, që do të zhvillohet këtë fundjavë (24 tetor) në Abu Dhabi pritet të vendosë një rekord të ri të shikueshmërisë.

Sipas Dana White, presidenti i UFC-së, ku event pritet të vendosë një rekord të ri PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Aktualisht, rekordin e mban eventi UFC-229 (me 2.4 milionë PPV), ku Nurmagomedov triumfoi ndaj McGregor.

Edhe në këtë event në kafaz do të ngjitet sërish Khabib Nurmagomedov, që do të mbrojë titullin ndaj Justin Gaethje, një sfidë që pritet me padurim.

Trendi është mjaft pozitiv, presim një rekord të ri të PPV. Natyrisht që një shifër të saktë do të japim ditën e hënë, pork y parashikohet si eventi më i mirë që kemi patur ndonjëherë”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit