Dana White ultimatum McGregor: Duelo në këtë datë, ose mos u kthe më!

15 Tetor 2020
8:55
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se i ka bërë një propozim konkret irlandezit Conor McGregor, për të dueluar ndaj Dustin Poirier më 23 janar të vitit të ardhshëm.

Numri 1 i arteve marciale mikse ka bërë me dije se gjatë këtij viti nuk ka asnjë event të lirë ku irlandezi mund të duelojë. Ndaj McGregor i është ofruar të duelojë në eventin e parë të vitit 2021.

Ne i kemi ofruar atij një duel dhe një datë. Këtë vit nuk kemi asnjë atë të lirë për Conor, pasi gjithçka është e skeduluar me duele të tjera për titullin kampion”, tha Dana White për ESPN.

Ai dëshiron të duelojë me Dustin Poirier. Ne biseduam me ESPN dhe siguruam një datë, 23 janarin e vitit të ardhshëm. Ne presim një përgjigje nga ai”, tha White.

Ne e kemi lënë jashtë këtë vit, pasi ai deklaroi se është i tërhequr. Nuk kemi asnjë datë të lirë, pasi kemi edhe luftëtarë të tjerë që duan të duelojnë. Unë pres që Conor të vijë e të duelojë më 23 janar, në të kundërt le të qëndrojë në pension”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit