Dana White vë vulën: Harroni revanshin, rikthimi i tij do të jetë në kafaz

28 Qershor 2022
13:03
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka hedhur poshtë idenë e një revanshi mes boksierit Floyd Mayweather dhe sportistit të arteve marciale mikse Conor McGregor. Ditët e fundit ishte përfolur për një tjetër duel mes tyre, por numri 1 i UFC-së ka shgutar çdo shrpesë.

Mos më pyesni mua për gjëra të tilla, për thashetheme e fjalë boshe. Conor do të rikthehet së shpejti dhe sfida e tij do të jetë në kafaz, jo në ring. Ai do të rikthehet në fund të këtij viti ose në fillimin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Dana Ëhite.

Kur flas për Conor flas për duelet e tij dhe ai do të duelojë. Ai është personazh i famshëm, që merr oferta të ndryshme, madje edhe për të luajtur filma. Oferta që natyrisht i bëjnë më të pasur. Por ai s’i dëshiron këto gjëra, ai dëshiron të duelojë dhe për këtë paguhet”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit