Dana White zbulon fiksimin e McGregor dhe përgatitet për “ndeshjen më të madhe të historisë së sportit”

19 Janar 2020
10:53
Denis Hakanaj
back button

Presdienti i UFC-së, Dana White, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të parë një ndeshje të dytë mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov pasi “Notrious” fitoi me nokaut ndaj Donald Cerrone-s në UFC 246.

White e ka përshkruar ndeshjen e dytë të mundshme mes irlandezit dhe rusit si më të madhen në historinë e MMA-së dhe, teksa shumë tifozë dhe analistë duan një përballje mes McGregor dhe Jorge Masvidal, ai mendon se sfida me Nurmagomedov është më e logjikshme:

“Dëgjoni, sa herë që del një luftëtar interesant kërkon që të ndeshet me Conor, sepse të gjithë duan të ndeshen me Conor. Para se të ndeshej me Khabib herën e parë, Conor ka thënë se kishte disa probleme personale, disa prej të cilave u shkaktuan nga vetë ai. Kishte edhe dëmtime dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë White.

“Fiksimi i tij është të zhvillojë një ndeshje të dytë me Khabib, sepse e di se nuk ishte në 100% të formës. Nëse e shikojmë nga këndvështrimi i Khabib, ai është 28-0, është i pamposhtur. Tani duhet të mendojë për trashëgiminë e tij”.

“Pikësëpari, të zhvillosh 28 ndeshje pa humbje në këtë sport është një çmenduri, nuk më intereson se më kë ndeshesh, është shumë e vështirë. Ai është kampioni i botës dhe pas mbrëmjes së stome, duke parë edhe si fitoi Khabib ndeshjen e parë dhe sa i famshëm është bërë pas asaj fitoreje, ne e shikojmë këtë sfidë të dytë si Ali kundër Foreman, Ali kundër Frazier”.

“Kjo është një ndeshje e madhe me interes për të gjithë botën. Është ndeshja që duhet bërë, zgjidhja më e logjikshme. Do të ishte një sfidë për titullin në peshën 70 kg. McGregor dhe Masvidal nuk do të luftonin për një titull kampion bote. Kjo ndeshje do të ishte shumë e rëndësishme për trashëgiminë e Khabib. Nëse mund McGregor, Tony Ferguson dhe përsëri McGregor, atëherë ai do të ketë mposhtur më të mirët”, ka përfunduar Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit