Dana Whyte: Sfida Fury-Ngannou një marrëzi, por gjithçka bëhet për një arsye

15 Maj 2022
11:06
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana Whyte, nuk është shumë optimist në lidhje me një duel mes boksierit britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë dhe kamerunasit Francis Ngannou, kampionit të botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse. Ky i fundit e ka kërkuar më çdo kusht një duel me boksierin britanik, por ende nuk ka asgjë konkrete për këtë sfidë.

Numri 1 i UFC-së, tha: “Kjo sfidë nuk është një duel i pamundur për t’u realizuar. Për më tepër që të dy sportistët kanë pranuar se kanë dëshirë. Fury është boksieri më i mirë, ndër më të mëdhenjtë. Shihni me sa lehtësi i ka mundur rivalët. Nuk e di se si do të shkojë e gjitha kjo, pasi nuk më pëlqejnë këto sfida mes dy sportistë që vijnë nga sporte të ndryshme luftarake”.

Për mua ata të dy janë budallenj. Është një humbje kohe dhe energjie. Është një marrëzi, por unë e kuptoj dëshirën e tyre dhe arsyen. Gjithçka bëhet për famë dhe parà. Nëse sfida zhvillphet në boks, ky është një avantazh për Fury. Gjithsesi, për momentin gjithçka një dëshirë dhe vetëm fjalë e bisedime. Deri më tani askush nuk më ka trokitur në derë për ta organizuar atë“, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit