Dani Alves bën njoftimin epik, kërkon ta gjejë ekipin e ri përmes.. Instagramit

1 Korrik 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

39 vjeç tashmë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Dani Alves ka arritur në fund të aventurës së tij të dytë në Barcelonë dhe tani është në kërkim të asaj skuadre që mund ta lejojë të vazhdojë të luajë në nivele të mira. Synimi është që të ketë minuta në këmbë dhe të bëhet pjesë e listës së kombëtares së Brazilit për Botërorin e këtij fundviti.

Anësori me të shkuar edhe në Itali, te Juventusi, ka përdorur profilin në Instagram për të postuar një reklamë “qesharake” për të interesuarit, që duan nënshkrimin e tij. “Sot më skadon kontrata dhe, meqë më njihni, e dini që nuk do të nënshkruaj një të re nëse e vjetra nuk ka përfunduar më parë.

Gjej rastin të shes “eksperiencën” time, pasi jam shumë i vjetër dhe i amortizuar në treg. Në pamje shihet një plak që i bën gjërat me një pamje tjetër dhe gjithmonë me kokën shumë lart. Ne gjithashtu mund të vlerësojmë një intensitet dhe vetëdije të jashtëzakonshme të lojës.

Seriozisht, nga sot jam vërtet i lirë në treg. Unë quhem Dani Alves, BRAZILIAN, jam i njohur si “Good Crazy”; jam 39 vjeç dhe lojtari më i suksesshëm në historinë e FUTBOLLIT me 43 trofe. Ahhh, nëse dikush më kalon pranë, i them: LUANI DERI 50 VJEÇ”.

Ky njoftim “qesharak” shoqëron një video me disa ndeshje të fundit të tij me fanellën e Barcelonës. Nëse dikush është i interesuar për një të huaj me përvojë të madhe dhe ende klas të shkëlqyer, ata e dinë se ku të drejtohen…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Alves (@danialves)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit