Dani Alves, dalin detaje të reja rrëqethëse. Dëshmitarët tregojnë 16 minutat e “ferrit” të vajzës që e denoncoi

27 Janar 2023
12:34
Alfred Lleshi
back button

Detaje të reja dhe të bujshme dalin mbi historinë që çoi në arrestimin e Dani Alves. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u arrestua me akuzën e sulmit sek*ual të kryer në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor. Ai ndodhet në burg që prej 20 janarit.

Avokati i tij Cristobal Martell ka afat deri më 31 janar për të kërkuar lirimin e përkohshëm. Gazetat spanjolle po rindërtojnë atë që ndodhi në disko me anë të dëshmive të të pranishmëve. Dani Alves dhe 23-vjeçarja që e denoncoi në polici u mbyllën në banjë për 16 minuta.

Një nga drejtuesit e klubit, i cili e shpëtoi vajzën, tha se e pa të përlotur dhe të mërzitur: “E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe i thashë të qetësohej, por ajo ishte në një gjendje konfuzioni”.

Gazeta “El Periódico” raporton se para se të largohej, dhe pas sulmit sek*ual, Dani Alves kërkoi një pije të fundit në lokal, ndërsa “La Vanguardia” shkruan se, për t’u larguar nga klubi, ai kaloi para vajzës që qante, duke e injoruar plotësisht.

Dani Alves në burg me akuza të rënda, goditja fatale i vjen nga… gruaja e tij

Lajme të tjera

Lajmet e fundit