Dani Alves në burg për për**unim; gruaja e tij njofton divorcin: Do ta dua gjithmonë, por…

17 Mars 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Kalojnë ditë, muaj dhe Dani Alves zbulon se është gjithnjë e më i vetëm. Jo vetëm pse është kyçur brenda mureve të burgut, për shkak të akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare, që prej 20 janarit, por edhe goditjeve fatale që po merr nga jashtë.

Goditja e fundit për futbollistin me më shumë tituj në histori i ka ardhur nga gruaja e tij prej 8 vitesh, Joana Sanz. Modelja me një mesazh prekës në rrjetet sociale njoftoi fundin e lidhjes me brazilianin.

Nëse fillimisht Joana kishte shprehur vazhdimisht solidaritetin me partnerin e saj, pastaj gjërat ndryshuan. Është konfirmuar paraburgimi parandalues i Dani Alves, pa të drejtë garancie, edhe për shkak se ankesa e “viktimës” ka gjetur më shumë se një konfirmim.

Ankuesja, e cila tregoi abuzimin seksual nga futbollisti në një klub nate të Barcelonës, “Sutton”, ishte gjithashtu në gjendje të konfirmonte versionin e saj në gjetjet e policisë katalanase dhe në dëshmitë e atyre që ishin në klub.

Joana Sanz i ka shprehur përmes kësaj letre muajt e tmerrshëm që po kalon: “Që e vogël i shkruaja ndjenjat e mia në letër për t’u shprehur. Edhe tani supozoj se jam një fëmijë i vetmuar. Sido që të jetë, më bën mirë. Do të doja që rreshtat e shkruar këtu të jenë të dashurisë dhe lumturisë, por nuk është kështu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

Kanë qenë muaj të tmerrshëm, jo më të vështirët e jetës sime, sepse jam përballur me stuhi të shumta, por shumë të errët dhe të dhimbshëm. Ndjenja e braktisjes dhe vetmisë më troket përsëri në derë. Mijëra ‘pse’ pa përgjigje… Zgjodha si partner jete një person që ishte perfekt në sytë e mi.

Ai ishte gjithmonë aty, kur kisha më shumë nevojë për të. Më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka shtyrë të rritem, gjithmonë i dashur, i vëmendshëm… Është shumë e vështirë për mua të pranoj që ky person mund të më copëtojë në një mijë pjesë.

Mendoj se do të më duhen vite jetë që të kem dikë tjetër me mënyrën se si ai më shikonte mua, sikur të isha gjëja më e pabesueshme në botë. Jam e pabesueshme, sepse jam punëtore, e pavarur, inteligjente, e zhytur në mendime, e dashur, besnike, njerëzore. Aq njerëzore sa, pavarësisht dëmit që më ka shkaktuar, jam ende këtu pranë jush.

Unë do të vazhdoj të jem, por në një mënyrë tjetër. E dua dhe do ta dua gjithmonë. Kush thotë se dashuria harrohet, mashtron veten ose nuk e ka dashur realisht partnerin. Gjithsesi, unë e dua veten.

E respektoj dhe vlerësoj veten shumë më tepër, falja më lehtëson, ndaj mbaj magjinë dhe mbyll një fazë të jetës sime, që filloi më 15.05.2015. E falenderoj për mundësitë dhe mësimin që më dha jeta. Sado të vështira që janë vendimet e tilla, këtu është një grua e fortë që kalon në fazën tjetër të jetës së saj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit