Dani Alves, në lot para gruas së tij. Pas takimit në burg, anulohet divorci. Kjo është pjesë e një strategjie të saktë

30 Mars 2023
9:15
Alfred Lleshi
back button

Dani Alves dhe gruaja e tij, Joana Sanz, u përballën me njëri-tjetrin në një dhomë sa një kabinë telefonike. Ish-futbollisti i Barcelonës mbërriti i përlotur, ata diskutuan çështjet ekonomike dhe atë që ka mbetur nga martesa e tyre, e penguar nga dëshira e gruas për të mos u divorcuar tani. Atë e shoqëronte një mik i mbrojtësit brazilian. Ishte Bruno, shefi i kuzhinës që, të paktën për aq kohë sa lojtari ishte aktiv, kalibronte dietën më të mirë të mundshme për angazhimin e tij sportiv.

Rreth dyzet minuta, aq zgjati ballafaqimi burrë e grua në burg, sa nuk i ndryshoi dot gjërat, sepse plaga në zemrën e bashkëshortes është e thellë, e pushtuar nga tradhtia, skandali dhe buja e fortë mediatike për akuzën e përdhunimit që rëndon mbi kokën e të shoqit.

Ajo që ka ndodhur realisht në banjën e diskotekës, ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale ndaj një 24-vjeçareje, është një histori që mbështetet në deklaratat e viktimës, në gjetjet mjeko-ligjore dhe në materialin provues policer (përfshirë pamjet nga kamerat lokale), gjë që bëri që gjyqtari i gjykatës të konfirmonte periudhën e paraburgimit të ish-mbrojtësit Blaugrana, i arrestuar më 20 janar dhe aktualisht në burgun “Brians 2”.

Pas këtij takimi, gjithsesi është ndaluar procedura e ndarjes. Ajo letër, në të cilën Joana Sanz njoftonte me shumë dhimbje se marrëdhënia kishte mbaruar dhe se shpejti do të përfundonte ligjërisht, tashmë është mbyllur në një sirtar. Gruaja nuk e grisi, por thjesht e la mënjanë për momentin. Ajo dëshiron të shohë se si do të përfundojë çështja gjyqësore e futbollistit, pastaj do të bëjë atë që duhet, atë që ndjen.

Disponueshmëria e treguar nga Joana Sanz është pjesë e një strategjie të saktë mbrojtëse. Ajo nuk do të shkojë më tej në procedurën e divorcit. Dani Alves mund të luajë të fundit kartë të mundshme të lirimit me kusht. Kjo do të thotë që të të jetë i martuar me një grua spanjolle dhe të ketë lidhje ligjore në vendin iberik. Ky është një opsion që avokatët e tij synojnë ta provojnë për ta nxjerrë nga burgu.

Situata e Dani Alves është komplikuar edhe për shkak të mospërputhjeve në rrëfimin e fakteve. Tre versione kontradiktore të asaj që ndodhi në klubin e natës të Barcelonës e dobësuan justifikimin e tij karshi “viktimës”.

E reja, e cila tha se nuk donte të kërkonte asnjë formë kompensimi, por vetëm që lojtari të dënohej, përsëriti se ishte detyruar të hynte në banjën e klubit dhe në mbështetje të fjalëve të saj kishte një sërë gjetjesh që konsideroheshin të rëndësishme nga gjykata.

Ish-mbrojtësi i Barçës fillimisht deklaroi se kishte qenë në atë klub, por vetëm për një kohë të shkurtër dhe mohoi sulmin e takimin me vajzën. Më pas pranoi se e kishte parë, por nuk kishte shkuar përtej një prezantimi mes miqsh. Në dëshminë e tretë pohoi se në realitet kishte qenë vajza, ajo që e kishte provokuar në banjë dhe ky nuk i rezistoi dot, se kryen marrëdhënie me dëshirën e palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit