Danilo, pas dëmtimit: Për 31 vite kam zgjedhur gjithmonë rrugën e dytë, do të bëj gjithçka…

26 Nëntor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Danilo nuk i humb shpresat pas lëndimit të pësuar gjatë ndeshjes hapëse të Brazilit në Kupën e Botës kundër Serbisë. Mbrojtësi i Juventusit, i cili ka lënduar kyçin e këmbës së majtë, shpreson të rikuperohet në kohë për fazën me eliminim direkt të “Katar 2022” dhe ka sqaruar situatën në rrjetet sociale:

“Siç them gjithmonë, ka dy rrugë: ose të qaheni dhe ankoheni, ose të përballeni me situatën dhe të dilni më i fortë se më parë. Për 31 vite kam zgjedhur gjithmonë rrugën e dytë dhe ka shkuar mirë. Nëse është e nevojshme, do të bëj edhe 25 orë trajtim për t’u rikuperuar në kohë, për të luajtur qoftë edhe një minutë.

Ndërkohë, do të përdor të gjithë energjinë time për shokët e skuadrës dhe shpresoj që është rasti për çdo brazilian. Ne do të kthehemi së shpejti, faleminderit të gjithëve për mesazhet!”

Mes shumë përgjigjeve dhe mesazheve inkurajuese, janë edhe ato nga Juve dhe shokët e skuadrës, Bremer dhe Alex Sandro. Danilo shpreson të kthehet menjëherë në 16-she të Botërorit, por me siguri do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në grup kundër Zvicrës dhe Kamerunit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit