Danimarka dhe Tunizia ndajnë “paqen” e luftuar, regjistrohet ndeshja e parë pa gola e Botërorit

22 Nëntor 2022
15:58
Alfred Lleshi
back button

Kupa e Botës vijoi sot me Danimarkën dhe Tunizinë përballë njëra-tjetrës, për ditën e parë të Grupit D. Për danezët e trajnerit Hjulmand, synimi është të bëjnë njësoj si në Kampionatin e fundit Evropian dhe ndoshta të përmirësojnë performancën e “Francë ’98”, kur Danimarka arriti në çerekfinale.

Mohamed Drager (Tunizi) kishte shans optimal për gol ndaj Danimarkës në 12′

Me Tunizinë është një ndeshje e paprecedentë në nivel botëror, sepse nuk ishin takuar kurrë më parë. Tunizianët i janë kundërpërgjigjur denjësisht iniciativës së Erkisen me shokë, duke e mbajtur lojën në ekuilibër.

Issam Jebali (Tunizi) shënon, por i anulohet goli për “offside”. Shpëton Danimarka në 23′

Madje, në minutën e 23-të e tundën rrjetën e danezëve, por anësori e konsideroi golin të pavlefshëm për pozicion jashtë loje. Festimi i Jebali është i kotë, sepse rezultati mbetet i bardhë. Përpjekjet e të dyja skuadrave nuk reshtin deri në fundin e pjesës së parë, por portat respektive mbeten të paarritshme.

Kasper Schmeichel (Danimarkë) bën pritjen e pabesueshme, i thotë “jo” golit të tunizianëve në 43′

Ndeshja kishte volum loje, edhe raste të krijuara, por mungoi shënjestra. Sigurisht, goli nuk doli në dritë në këtë pjesë të parë edhe për meritë të dy portierëve, që i zgjidhën si duhet rreziqet në kuadratet e tyre.  Në minutën e 42-të, Schmeichel ka evituar mrekullisht golin në rrjetën e tij, duke devijuar me dorë goditjen e Jebali, i cili doli vetëm për vetëm me të.

Pjesa e dytë është shumë e zjarrtë. Aksionet janë të shumta dhe të rrezikshme, sa në njërën portë, aq në tjetrën. Dy portierët vijojnë të jenë në lartësinë e duhur, duke ndalur pritje shumë të rrezikshme.

Kronologjia e lojës ishte e tillë:

51′ – MUNDËSI E TUNIZISË. Kavaladë asistohet nga Laidouni, i cili kalon më shumë se gjysmën e fushës dhe më pas godet keq.

Anulohet goli i Danimarkës për pozicion jashtë loje

55′ – Kundërsulm i Danimarkës, topi gjen Skov Olsen që nuk fal, por Damsgaard është pozicion jashtë jashtë loje.

63′ – Pas “zjarrit danez’, Tunizia është kthyer në kontroll të lojës, e mbështetur nga tifozët e saj që numërohen në mijëra.

65′ – Trajneri danez Hjulmand fut në lojë Jensen, Cornelius dhe Lindstrom për Skov Olsen, Kjaer dhe Dolberg. Tunizia hedh Slitin në fushë për Slimane.

Andreas Cornelius (Danimarkë) godet shtyllën kundër Tunizisë 71′

71′ – Goditja e fortë e Eriksen kthehet mbrapsht nga portieri tunizian, topi rifutet në lojë dhe goditja me kokë e Jensen përfundon në shtyllë.

79’ – Tunizia kërkon një penallti për prekje të topit me dorë nga Andersen, por kryesori vazhdon lojën.

84′ – Mejbri ndërhyn ndaj Maehle afër vijës së zonës së penalltisë. Danezët protestojnë dhe duan 11-metërsh, por ndërhyrja është përtej zijës së bardhë.

90′ – Një tjetër këndore nga Eriksen, që nuk sjell asgjë. Kryesori akordon 5 minuta shtesë (u konsumuan 8 të tilla në fakt), kur danezët pretenduan një penallti për pekje të topit me dorë, por VAR konfirmoi të kundërtën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit