Danimarka përmbys Shqipërinë në 10 minuta, kuqezinjtë vetëm humbje në Europian

21 Gusht 2019
20:46
Telesport
back button

Aventura e kombëtarës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në fazën para-eliminatore të Kampionatit Europian “Eurobasket 2021” është mbyllur ashtu sikurse nisi, me humbje. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali u mundën mbrëmjen e sotme 68-57 nga Danimarka, ndeshje e luajtur në “Feti Borova”. Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë brenda dy javësh në po kaq takime të luajtura (dy ndaj Danimarkës dhe dy ndaj Bjellorusisë), që klasifikohet e fundit në Grupin E.

Shqipëri – Danimarkë, 57-68 (16-20, 17-14, 18-15, 6-19)

Ndeshja e sotme ka qenë padyshim më e mira e Shqipërisë në këto para-eliminatore, teksa kuqezinjtë për herë të parë iu afruan edhe fitores. Pas 30 minutave lojë, Shqipëria udhëhiqte 51-49 ndaj miqve danezë, por 10-minutëshi i fundit ishte një katastrofë për basketbollistët kuqezi. Një parcial 17-0 për miqtë bëri që Danimarka të përmbysë gjithçka dhe të fitojë sfidën, duke e mbyllur këtë grup në vendin e parë.

Trajneri Bilali udhezon lojtaret

Shqipëria: Gjeçi, Hysa (4), D.Lekndreaj (6), Niko, Strazimiri, Dedolli, Hamati (9), Hysenagolli (10), Lilaj, Moore (16), Shestani (4), Shima (8). Trajner: Afrim Bilali

Sfida ishte në përgjithësi e ekuilibruar, me një epërsi të lehtë të miqve në periodën e parë, por pa u shkëputur. Shqipëria reagon mirë dhe ngushton shifrat në 33-34 në fund të pjesës së parë. Me nisjen e së dytës kuqezinjtë luajnë më mirë dhe arrijnë të dalin për herë të parë në epërsi, duke udhëhequr 51-49. Por vetëm kaq, pasi çereku i fundit ështe një “black out” për Shqipërinë, që nuk shënon për minuta të tëra. Gjithsesi, këto ndeshje treguan se rinovimi që ka nisur në kombëtare është në rrugën e mirë.

Kalendari i fazës para-eliminatore Eurobasket 2021

3 gusht, Shqipëri – Bjellorusi, 51-73

10 gusht, Danimarkë – Shqipëri, 95-73

14 gusht, Bjellorusi – Shqipëri, 97-66

21 gusht, Shqipëri – Danimarkë, 57-68

Lajme të tjera

Lajmet e fundit