Darkë në zemër të Romës, skuadra e Mourinhos e përgatit kështu finalen e Tiranës

18 Maj 2022
10:10
Alfred Lleshi
back button

Darkë e përbashkët një javë para finales në Tiranë. Një mbrëmje për ta kaluar të gjithë së bashku, disa ditë pas “thyerjes së linjave” të këtij sezoni intensiv. Lojtarët e Romës u takuan në një restorant në qendër, pas “Piazza Farnese”. I pari që arriti në restorant ishte Zalewski, Diawara i fundit, rreth orës 21:30.

Ekipi verdhekuq gjeti një tavolinë të rezervuar gjysmë rrethore jashtë restorantit, të rrethuar nga një gardh me bastunë bambuje për të siguruar privatësinë. Disa gazetarë e ndoqën ngjarjen, por jo të gjithë lojtarëve iu pëlqeu. U lajmërua policia, ndërhynë edhe personat e sigurimit, u kap një gazetar, pati disa momente tensioni.

Mancini lejoi gazetarët e pranishëm që të fotografonin tavolinën dhe më pas tha: “Tani mund të vazhdojmë darkën familjare, sepse kjo është familja ime e dytë”. El Shaarawy mbërriti me vëllain e tij Manuel, Pellegrini dhe Zalewski shoqëroheshin nga menaxheri Giampiero Pocetta. Vetëm Abraham, Smalling dhe Maitland-Niles mungonin, si dhe Veretout e Darboe. Francezi është në fund të aventurës së tij te verdhekuqtë, me shumë gjasa do të largohet.

Kamerierët filluan të sillnin gatime peshku, duke ndjekur një menu të caktuar, tashmë të rënë dakord. Në krahun e majtë të tavolinës u ulën të gjithë senatorët e skuadrës, duke nisur nga Pellegrini, për të vazhduar me axurrët e tjerë dhe Rui Patricio. Zaniolo u ul në pjesën qendrore të banketit, pranë shokëve të tij më të rinj si Bove, Zalewski, Boer dhe Carles Perez. Diawara, Felix dhe Shomurodov mbyllën tryezën. Ky i fundit ishte i pari që la darkën rreth orës 22:00.

Atmosferë e qetë, lojtarë të relaksuar, shumë të qeshura. Ata vendosën ta kalonin këtë mbrëmje së bashku për të përgatitur dy finalet që do të mbyllin sezonin, pasi Mourinho e konsideron edhe ndeshjen e së premtes ndaj Torinos një finale për të shkuar në Europë.

Pikërisht për këtë, në marrëveshje me stafin, lojtarët vendosën të darkonin vetëm, pa teknikët, për të biseduar më lirshëm me njëri-tjetrin. Konteksti i darkës së shtatorit të kaluar ishte ndryshe, kur në një restorant elegant peshku në “Piazza Pio XI”, skuadra shkoi për të festuar 1000 stolat e Mourinhos. Me atë rast ishin edhe Friedkins dhe gjithë menaxhmenti.

Skuadra po përgatitet për finale e Tiranës. Për shumë prej lojtarëve të Romës është trofeu (nëse e fitojnë) i parë i karrierës së tyre. Darka e mbrëmshme ishte mënyra për të qenë së bashku. Veçanërisht i buzëqeshur ishte Spinazzola, i rikthyer me grupin. Ai foli me shokët e skuadrës duke i siguruar se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar në këto dy ndeshjet e fundit. Në finalen e këtij sezoni duhen të gjithë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit