Darmian: Humbja me Real, e pamerituar? Ja si kalohet grupi

16 Shtator 2021
16:12
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Inter-it, Matteo Darmian, është shprehur optimist për ecurinë e Inter-it në Champions League pas humbjes kundër Real Madrid.

“Ka qenë një humbje e pamerituar. Po flasim për një humbje në minutën e 90-të pas një paraqitje të madhe nga ana e të gjithëve”, ka thënë Darmian për Inter Tv.

“Kualifikimi? Një ndeshje nuk mund të na heqë siguritë. Nëse do ta luajmë çdo ndeshje të Champions-it siç luajtëm ndaj Real, nuk do të kemi probleme të kualifikohemi”.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve në Champions League do të jetë kundër Shakhtar Donetsk të Roberto De Zerbi. Një ndeshje në të cilën Inter do të duhet të marrë patjetër tri pikët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit