David Beckham, si kurrë më parë. Ikona e futbollit anglez qenka edhe… bletërritës!

5 Korrik 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Anglisë, David Beckham, shkroi në rrjetet e tij sociale për të ndarë me fansat se ndihet “i emocionuar” pasi voli mjaltin e parë  nga ferma e tij e bletëve organike.

“Becks” zbuloi se ai dhe djali i tij Cruz Beckham ndërtuan kosheren e tyre të bletëve 3 vite më pare, gjatë karantinës. Një nismë për t’u marrë me diçka gjatë kohërave të paprecedenta të Covid-19, por që tashmë po kthehet në biznes të mirëfilltë. Dhe pronari i Inter Miami është shumë krenar për të korrat e tij!

“Bletët e mia kanë prodhuar”, – ka shkruar ai në një postim në Insagram. Postimi që ndau ishte një video e shkurtër e tij duke derdhur mjaltin e artë e shumë të shijshëm nga një enë metalike.

“Kush e dinte që do të emocionohesha kaq për vjeljen time të parë të mjaltit, – fillon mbishkrimi i postimit të tij. – Gjithçka filloi me mua dhe Cruzie, teksa ndërtuam kosheren tonë të parë këtu e 3 vite të shkuara”.

Si përgjigje, bashkëshortja Victoria Beckham shkroi: “Më në fund!! Gjërat tuaja ngjitëse!!!! Është e mahnitshme!!!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit