David Villa si Beckham, bëhet pronar i klubit të futbollit!

12 Nëntor 2019
19:32
back button

David Villa është bërë pjesë e një grupi që do të jetë pronar i klubit amerikan Queensboro FC. Ky klub do të nisë aventurën në kategorinë e dytë të futbollit në Amerikë në vitin 2021.

Spanjolli është pjesë e investitorëve, të cilët do t’i luajnë ndeshjet e shtëpisë në Queens, në një stadium të ri që do të ndërtohet në afërsi të një kolegji. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 7500 vëndesh.

Vlen për t’u përmendur që në zonën e Queens, Villa jetoi për katër vite, në kohën që luante për ekipin e New York City. “Kam një lidhje të fortë me këtë vend. Kam jetuar për katër vite dhe mendoj se Queens është dhe do të mbetet special për mua. Pasioni për futbollin ndihet shumë këtu dhe kjo ishte arsyeja më e madhe që më shtyu të isha pjesë”, përfundoi Villa fjalët e tij për “ESPN”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit