Davis i jep fitoren Lakers, zhgënjejnë Golden State e Milwaukee

15 Nëntor 2021
8:25
Gentian Spiri

Humbja e dytë sezonale në NBA për Golden State, që ende mbetet ekipi më i mirë. Warriors u mundën sot 106-102 në fushën e Charlotte. Kolektiviteti i ekipit vendës bëri diferencën në parket (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 114-106 San Antonio. Anthony Davis me 34 pikë e 15 rebound ishte lider për kalifornianët në këtë sfidë. Humbet skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që në fushën e saj u mposhti 100-90 nga Chicago (DeRozan 35 pikë).

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Brooklyn, që triumfoi 120-96 ndaj Oklahoma, sfidë e dominuar nga miqtë (Durant 33 pikë). Zhgënjen skuadra kampione e Milwaukee, që u mund 120-100 nga Atlanta (Young 42 pikë e 10 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Lakers – San Antonio, 114-106

Atlanta – Milwaukee, 120-100

Charlotte – Golden State, 106-102

Houston – Phoenix, 89-115

Oklahoma – Brooklyn, 96-120

Denver – Portland, 124-95

Clippers – Chicago, 90-100

Lajme të tjera

Lajmet e fundit