De Biasi gati të drejtojë kombëtaren që sfidoi Kosovën në Nation League

10 Dhjetor 2018
10:17
back button

Gianni De Biasi është pranë emërimit si trajner në një tjetër ekip kombëtar. Pas suksesit historik me Shqipërinë, trajneri italian që ka dhe pasaportën shqiptare, është kontaktuar nga kombëtarja e Azerbajxhanit. Ky është lajmi që vjen nga përtej atlantikut, aty ku mediat vendase pohojnë se De Biasi është në rrugën e duhur për tu rikthyer në drejtimin e një tjetër ekipi kombëtar.

“Tuttomercatoweb” shkruan sot se ish-trajneri i Shqipërisë ka pasur një kontakt nga përfaqësuesit e kombëtares azere, ndërsa kjo javë pritet të ketë lajmë të rëndësishme për trajnerin që dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 2016. Kombëtarja e Azerbajxhanit nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në Ligën e Kombeve.

Azerët ndodhen në Ligën D, në grupin e dytë së bashku me përfaqësuesen e Kosovës, që arriti të kalonte për në fazën tjetër. Pikërisht ky dështim ka bërë që në Azerbajxhan të mendohet meri i trajnerit të ri të skuadrës kombëtare, në prag të nisjes së eliminatoreve të Euro 2020.

Emri i Gianni De Biasit është i preferuar edhe për shkak të suksesit me Shqipërinë, pasi arriti që një ekip modest dhe pa shumë kualitete, ta dërgonte në fazën e grupeve të Euro 2016.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit