Kampionati Shqiptar

De Biasi për Gjicin: Mos e lër Muçën

Gati e përsosur mund të konsiderohet deri tani performanca e Gentian Muçës në këto paraqitje Europiane me Kukësin. Teksa ka kontribuar maksimalisht për të mbajtur të paprekur portën e kuksianëve, ish-futbollisti i Tiranës, Muça nuk mund të ndihet i plotësuar teksa nuk ka mundur dot të realizojë atë që pëlqen më shumë, të shënojë, në këto dy përballje të zhvilluara deri tani.

Gentian Muça feston me skuadrën kualifikimin e Kukësit në turin e dytë eliminator të Europa League.

Gentian Muça feston me skuadrën kualifikimin e Kukësit në turin e dytë eliminator të Europa League. Foto: FK Kukësi

Paraqitja e Muçës është vlerësuar jo vetëm nga stafi teknik i ekipit verilindor por njëherësh edhe nga trajneri i përfaqësueses kuqezi, Gianni de Biasi. Ky i fundit, prezent në stadiumin “Qemal Stafa” për të ndjekur ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë eliminator të Europa League, mes Kukësit dhe Torpedo Zhodino ka asistuar në fitoren e kuksianëve në shifrat 2-0.

Sezonin e kaluar, Muça ishte golashënuesi i tretë më i mirë te skuadra e Tiranës, pas Bakajt e Ndikumanës.

Sezonin e kaluar, Muça ishte golashënuesi i tretë më i mirë te skuadra e Tiranës, pas Bakajt e Ndikumanës.

Pasi ka vlerësuar në tërësi paraqitjen e verilondorëve, De Biasi i pyetur nga presidenti Safet Gjici ka folur me superlativa veçanërisht për Pero Pejiç dhe Gentian Muçën. Ndërsa për të parin nuk është surprizë, pasi veçse është bomberi aboslut i superiores, njëkohësisht njihet mirë nga kuksianët, vlerësimi për Muçën është lajmi që serviret nga De Biasi.

Të interesuar për Muçën kanë qenë edhe nga jashtë Shqipërisë, teksa menaxherë zviceranë e kanë ndjekur nga afër në këto dy ndeshje.

Të interesuar për Muçën kanë qenë edhe menaxherë zviceranë që e kanë ndjekur nga afër në këto dy ndeshje.

“Mes të gjithëve, dy do të veçoja dhe për të cilët do të sugjeroja të mos i lësh të të ikin nga skuadra. E kam fjalën për Pejiç dhe Muçën”, mësohet të jetë shprehur italiani me pasaportë shqiptare për presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Gentian Muça, aktualisht është i lidhur vetëm provizorisht me skuadrën e Kukësit, teksa ka nënshkruar një kontratë që kufizohet në afate përsa kohë do të zgjasë eksperienca e verilindorëve në këtë kompeticion europian. Nga ana tjetër te Tirana e konsiderojnë pjesë të pashkëputur të skuadrës, ndonëse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar e aq më pak një marrëveshje financiare.

Muçës pritet t'i ofrohet një kontratë më e mirë se ajo e mëparshmja te bardheblutë.

Muçës pritet t’i ofrohet një kontratë më e mirë se ajo e mëparshmja te bardheblutë.

Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, në një prononcim për mediat ka deklaruar: “Muça është lojar i Tiranës. Ai është tifoz i bardhebluve dhe do të luante me ne edhe sikur të mos paguhej fare. Rikthimi i tij te Tirana pas këtij huazimi te Kukësi, është i sigurtë edhe më tepër për faktin se askund tjetër nuk mund të përfitojë aq sa paguhet këtu te ne”, u shpreh Halili para mediave lidhur me çështjen “Muça”, gjatë prezanitmit të Gërçaliut dhe Smajlit.

[total-poll id=50996]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar