De Boer: I bëj komplimentet Inter-it, por në kohë time…

4 Maj 2021
14:28
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Holandës, Frank de Boer, i ka bërë komplimente Inter-it për fitoren e titullit në Serinë A.

“Jam shumë i gëzuar për Stefan de Vrij dhe për gjithë Inter-in në përgjithësi, duke filluar nga tifozët. Po flasim për një klub të madh, është e bukur që është kthyer të triumfojë pas dominimit disavjeçar të Juventus”, ka thënë De Boer.

Në lidhje me eksperiencën e tij të shkurtër në drejtim të zikaltërve:

“Kanë mbetur shumë pak lojtarë nga skuadra e asaj kohe. Ishte një moment i vështirë, kanë ndërruar tre-katër lojtarë, sot është një Inter tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit