De Bruyne dhe finalja e Champions-it: Ja kur e kuptuam se e kishim arritur

8 Maj 2021
15:36
Denis Hakanaj
back button

Kevin De Bruyne ka rrëfyer për Sky Sports emocionet që ka provuar në gjysmëfinalen kundër PSG-së, që i ka dhënë mundësinë City-t të kualifikohet për herë të parë në historinë e klubit në një finale të Champions league.

“Çfarë kam ndier pas vërshëllimës së trefishtë? Eksitim”, ka thënë De Bruyne.

“Nuk bëhej fjalë për lehtësim sepse e kemi kuptuar se nuk mund ta humbnim më ndeshjen pas kartonit të kuq të Di Maria-s”.

“Sa më shumë afrohej fundi i ndeshjes, aq më shumë rriteshin emocionet për kualifikimin në finale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit