De Bruyne, i pakënaqur: Më pëlqen sistemi i vjetër

18 Gusht 2019
11:11
Telesport
back button

Është vërtet e çuditshme kur sheh se të anullohet një gol në kohën shtesë. Gol që të jep fitoren dhe vlen 3 pikë. Gjithsesi, jemi të detyruar ta pranojmë këtë vendim të VAR”, ka deklaruar mesfushori Kevin de Bruyne. 

Mesfushori ofroi 2 asist për golat e Sterling dhe Aguero në barazimin 2-2 mes Manchester City dhe Tottenham, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Mesfushori belg u shpreh se ai preferon më shumë sistemin e vjetër. “Unë jam një njeri që i pëlqen “shkolla e vjetër”. Pra, loja duhet të rrjedhë me entuziazëm. Të gjithë duam që loja të jetë me sa më pak gabime, por kjo ishte absurde”, tha De Bruyne.

Të gjithë jemi krenarë për atë që bëmë në fushë. këto ndeshje janë gjithnjë të vështira edhe pse këto rregulla të reja në futboll janë disi të çuditshme. Nuk e pranoj 100% këtë rregull edhe pse është diçka që sistemon gjërat”, tha De Bruyne.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit