De Bruyne: Nuk ndiej asnjë grimë keqardhje për Liverpool

18 Maj 2019
9:40
Alfred Lleshi
back button

Në njëfarë mënyre, Kevin De Bruyne nuk është ndryshe nga një tifoz i Manchester City, sidomoës në javët e fundit të sezonit. "E urrej shikimin e ekipit tim, – u tha belgu gazetarëve në prag të finales së “FA Cup”. – Nuk mundem, sidomos në fund të sezonit, kur vihet aq shumë në rrezik, vetë titulli kampion".

De Bruyne pati dy lëndime të gjurit në këtë sezon, duke qëndruar jashtë fushave nga ndeshja e parë deri në dhjetor. Problemet e tjera të muskujve e penguan, gjithashtu, ritmin e tij gjatë garës. Sidoqoftë, belgu thotë se mori shumë kënaqësi me mbrojtjen e titullit kampion në Angli. Ai vlerëson rivalët e "Reds" si të mrekullueshëm, por nuk ndien asnjë grimë keqardhje për ta, që mbetën vetëm një pikë larg titullit të Premier League.

Në planin personal, ai pranon se nuk e ka gëzuar këtë sezon maksimalisht: "Vitin e kaluar ishte më mirë për mua. Ndihesha më i rëndësishëm. Është e vështirë të përballesh me disa dëmtime brenda një sezoni dhe të mos luash disa muaj. Ama, kur kam luajtur, kam bërë një punë vërtet të mirë. Marsi dhe prilli ishin me të vërtetë të rëndësishëm dhe e ndihmova ekipin kur duhej. Vitin e kaluar ishte e pabesueshme: kam luajtur çdo lojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit