De Bruyne: Luaj prej 12 vitesh. Ndoshta nuk i njoh më rregullat

22 Nëntor 2020
17:46
Denis Hakanaj
back button

Nuk mund të ishte një ndeshje normale ajo mes Tottenham dhe Manchester City.

Si ccdo sfidë mes Jose Mourinho-s dhe Pep Guardiola-s, përveccse në fushë, është edhe jashtë saj. Por këtë herë i pakënaquri ka qenë Kevind de Bruyne, i cili është ankuar për një gol që i është anuluar City-t për një prekje të dyshimtë të topit me dorë.

“Të them të drejtën, nuk i njoh më rregullat”, ka thënë belgu për Sky Sports. “Mendoja se goditja e topit sipër mëngës nuk konsiderohej faull. Por duket se nuk është kështu”.

“Luaj futboll profesionist prej 12 vitesh dhe në nëntë vitet e para rregullat nuk kanë ndryshuar. Tani ka shumë. Nuk e di pse po ndodh. Futbolli është një sport i bukur. Personat që modifikojnë rregullat duhet të jenë pjesë e lojës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit