De Bruyne tremb Guardiola, trajneri i shqetësuar pas gjysmëfinales së FA CUP! “Kontrollet nesër, por…”

17 Prill 2021
21:52
Telesport
back button

City bie në Wembley kundër Chelsea dhe largohet nga FA Cup.

Pep Guardiola analizoi ndeshjen në konferencën për shtyp si vijon: “Ne nuk krijuam shumë, por ishim atje të pranishëm.

Në minutat e fundit ngritëm ritmin, së bashku me cilësinë, por unë e përgëzoj Chelsea sepse rezistoi dhe menaxhoi avantazhin. Ata kanë cilësi të shkëlqyeshme dhe ishin të organizuar mirë”.

Trajneri spanjoll ka ndryshuar shumë lojtarë në krahasim me ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Dortmund, ku u kualifikua pas suksesit 2-1 në Gjermani.

“Ne kishim dy ditë e gjysmë për t’u rikuperuar dhe të gjithë meritojnë të luajnë – shpjegoi ai.

Nuk mund të thoni se ne i japim pak peshë këtij kompeticioni, thjesht e humbëm këtë lojë”.

Guardiola më në fund dha një azhurnim të vogël për gjendjen e De Bruyne, i cili doli me një dëmtim në fillim të pjesës së dytë:

“Nesër ai do të bëjë kontrollet! Mund të them se nuk duket se ndihet mirë, por do të shohim neser”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit