De Gea e ka mbushur kupën, Manchester United zgjedh profilin e portës!

3 Gusht 2020
22:45
Telesport
back button

Manchester United mendon për një element të ri, të cilit duhet t’i besohet porta. Me një De Gea i cili nuk ka dhënë garancitë e nevojshme veçanërisht në sezonin e kaluar, Djajtë e Kuq po analizojnë profilet e duhura mbi të cilat do të vendosen themelet e skuadrës tjetër.

Kasper Schmeichel 496437 | Pagine Romaniste

Sipas Sky Sports, ekziston gjithashtu një ide midis kandidatëve të portës dhe identikiti është Kasper Schmeichel i Leicester.

I biri i legjendës së portës së United, Peter, Kasper ka fituar eskperiencën e duhur në Premier League dhe është stabël në paraqitjet e tij, duke mos pasur luhatjet drastike të De Geas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit