De Gea shfajëson Solskjaer: Është e turpshme ajo që kemi bërë sot

20 Nëntor 2021
19:00
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është në krizë të thellë.

Djajtë e Kuq kanë marrë rezultatin e radhës zhgënjyes në Premier League, duke u mundur 4-1 në fushën e Watford.

Një humbje që mund të sjellë edhe shkarkimin e trajnerit Solskjaer, por David de Gea nuk është dakord:

“Është e lehtë të fajësosh trajnerin ose stafin, por ndonjëherë është faji i lojtarëve”, ka thënë portieri pas ndeshjes.

“Mënyra si kemi luajtur sot ka qenë e turpshme. Nuk është e pranueshme mënyra si po i bëjmë gjërat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit