De Laurentiis: Ja ku gabuan Agnelli dhe Perez. Na duhet një kampionat pa UEFA-n

15 Qershor 2021
15:31
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, është kthyer të flasë për Super League.

“I kam thënë gjithmonë Angelli-t se po gabonte, sepse ata donin të bëheshin aktorët kryesorë të sistemit, por dera duhet të jetë e hapur për të gjithë”, ka thënë numri një i Napoli-t në Passepartout Festival.

“Ai, Perez dhe të tjerët kanë gabuar, por jo duke deklaruar se futbolli po dështon për faj të institucioneve. Duhet një kampionat që nuk kontrollohet nga UEFA”, ka shtuar De Lurantiis.

“Kam arritur t’i heq maskën Blatter-it kur ishte te FIFA, Platini-së kur ishte tek UEFA. Tani nuk kam arritur t’i përkushtohem plotësisht rimodelimit total të futbollit në nivel botëror”.

Duke ju kthyer Super League:

“Është pjellë e faktit se organizatat që kontrollojnë futbollin mendojnë të bëjnë çfarë duan me paratë tona, me investimet tona. Çfarë interesi ka një Real Madrid, një Juventus, një Napoli të luajë në Champions duke u zhytur në borxhe për të marrë 70-80-90-100 milionë kur ka shpenzuar 200-300? Nuk dalin llogaritë”.

Më tej:

“Duhet të krijojmë një kompeticion tjetër pa UEFA-n, duke e mbajtur UEFA-n si sekretar të përgjithshëm dhe duke i dhënë ne atyre një përqindje të caktuar nga të ardhurat dhe të mos paguhemi ne nga UEFA. Unë kam 18 lojtarë të Napoli-t në Europian: nëse dikush dëmtohet dhe nuk më kthehet për gjashtë muaj, kush mi paguan mbrapsht ato 50 ose 100 milionë? UEFA? Ti fiton 3 miliardë e gjysmë në 15 ditë? Atëherë duhet të ulemi në tavolinë dhe duhet ta rishikojmë situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit