De Laurentiis: Më vjen turp që jam pjesë e këtij sistemi

19 Janar 2019
14:14
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, ka përdorur fjalë të ashpra pas konfirmimit të skualifikimit me dy ndeshje nga ana e federatës për mbrojtësin Kalidou Koulibaly. Numri një i "axurrëve" ka thënë se nuk mund ta besonte vendimin për të mos e anuluar ndëshkimin, veçanërisht pas dëshmisë së mbrojtësit senegalez, i cili ka qenë viktimë e thirrjeve raciste gjatë ndeshjes së luajtur kundër Inter-it në "San Siro".   

"Edhe këtë herë sistemi ka treguar se nuk di të ndryshojë, duke ndëshkuar viktimën dhe jo fajtorin. Nëse vazhdojmë përpara kështu futbolli rrezikon seriozisht të shkatërrohet. Më vjen turp që jam pjesë e këtij sistemi, nga i cili do të dal shumë shpejt nëse federata nuk do të marrë masa drastike ndaj racizmit", ka thënë De Laurentiis. 

"Koulibaly poshtërohet akoma më shumë me këtë vendim. Ndihem i fyer për të. Ndihej i plagosur, ai dhe familja e tij. Më vjen keq që nuk ka marrë drejtësinë që meritonte. A do ta kisha larguar skuadrën nga fusha? Jo, nuk do ta kisha bërë. Unë i njoh pikat e dobëta të futbollit tonë dhe kam pranuar të luaj me  këto rregulla, edhe pse janë të gabuara. Gjithsesi, kjo nuk më ndalon që të luftoj për ta ndryshuar këtë sistem", ka përfunduar presidenti i Napoli-t.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit