De Laurentiis nis manovrat e së Napolit të ri, merr vendimin për trajnerin dhe lojtarët

24 Mars 2023
12:46
Telesport
back button

Skuadra e Napoli po shkëlqen këtë sezon si në Itali ashtu dhe në Europë. Titulli kampion në Serie A është thuajse i hipotekuar, ndërkohë që edhe në Champions League, skuadra napoletane ka shkuar deri në çerekfinale.

Të gjithë dëshirojnë yjet e këtij ekipi, ndërkohë që edhe e ardhmja e trajnerit Luciano Spalletti është në dilemë. Gjithsesi, presidenti Aurelio de Laurentiis ka sqaruar sot gjithçka: “Spalletti do të qëndrojë këtu edhe vitin tjetër, nuk largohet”.

Ky konfirmim natyrisht që kënaq trajnerin, i cili nuk kërkon shpërqendrime në këtë moment delikat të sezonit, me shpresën që Napoli i tij të shkruajë historinë. De Laurentiis ka folur edhe për disa nga yjet e skuadrës së tij, duke sqaruar situatën.

Unë ua kam bërë të qartë lojtarëve, menaxherëve të tyre dhe klubit: Asnjë nuk do të largohet nga Napoli, ata që vendosim jemi ne. Secili ka një kontratë dhe për mua do të respektohen të gjitha. Kjo vlen për të gjithë, sidomos për lojtarët big”, tha presidenti i Napoli.

Në jetë ka gjithnjë një propozim të paevitueshëm, një çmim për cilindo lojtar, që nuk mund t’i thuash JO. Nuk dua të flas për shifra, pasi është vulgare të thuash shifra si për atë që paguan ashtu dhe për atë që merr paratë”, tha De Laurentiis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit