De Laurentiis zyrtarizon të ardhmen e trajnerit Spalletti: Ma kërkoi vetë ai që…

29 Maj 2023
8:51
Telesport
back button

Luciano Spalletti nuk do të jetë trajneri i Napoli sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmoi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis gjatë një interviste për emisionin “Che Tempo Che Fa”, duke zbuluar edhe bisedën që ka patur me trajnerin që riktheu Napolin te titulli pas 23 vitesh.

“Spalletti është një njeri i lirë. Pas shumë vitesh që punoj në kinematografi, kur dikush vjen tek ty dhe të thotë “unë kam dhënë maksmumimin dhe cikli im ka përfunduar. Dëshiroj që të jem pushim një vit edhe pse e di që kam ende edhe një vit kontratë”. Kjo është ajo që më kërkoi Spalletti”, tha De Lautentiis.

Nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta falënderoj dhe është e drejtë që ai të bëjë çfarëdo ka dëshirë. Unë i uroj më të mirën. Ai u tregua i aftë të trajnojë një ekip ndoshta me emra jo shumë të njohur. Ai është një nga ata njerëz që dinë të stërvitin pavarësisht merkatos”, u shpreh presidenti i Napoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit