De Ligt tremb Barcelonan dhe “driblon” transferimin

16 Maj 2019
12:23
Anton Cicani
back button

Pasi mundi De Graafschap dhe fitoi titullin me Ajax, Matthijs De Ligt, mbrojtësi qendror i datëlindjes 1999 dhe ndër më të kërkuarit në merkato, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij përpara gazetarëve të pranishëm. Për thuajse të gjithë, transferimi i tij te Barcelona duket diçka e kryer në letër, por jo ende zyrtarisht…

"Nuk është ende momenti të flas për të ardhmen. Nuk e di nëse do të shkoj me De Jong te Barcelona, duhet ende të analizoj mirë situatën dhe ofertat. Të shohim atë që do të ndodhë dhe ku do të jem në verë. Për momentin nuk ka ende asnjë akord".

Kujtojmë që De Ligt i pëlqen shumë edhe Juventusit, që pritet të shohë nëse ka mundësi të futet në ankand dhe ta bindë ose jo. Mino Raiola mund të bëhet aleat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit