De Ligt, aromë Premier League? Jo, ai preferon Italinë. Por Juventusi…

28 Qershor 2022
11:19
Alfred Lleshi
back button

Ai flet mirë italishten, shëtit qetësisht në qendër të Torinos, i çon qentë në park ose në kodra, e shijon qytetin si shumë studentë që e ndjekin. Por ai është një futbollist, i famshëm dhe vesh fanellën e Juventusit.

Bëhet fjalë për Matthijs De Ligt, 22 vjeç, një shtyllë e mbrojtjes bardhezi, por “jetim” këtë vit të lamtumirës së kapitenit Giorgio Chiellini. Ish-gjiganti i Ajax-it e do Torinon dhe Italinë. Portofino është vendi ku “arratiset” sa më shpejt që të mundet, bashkë me partneren AnneKee dhe miqtë, për të mos përmendur Langhe apo Venecia.

Në Premier League, në Londër apo Manchester, sigurisht që nuk do të ishte njësoj. Sidoqoftë, varet nga oferta. Klauzola prej 120 milionë euro është aty dhe rinovimi me “Zonjën e Vjetër” ende nuk duket.

Kështu, presioni i Chelsea bëhet i rëndësishëm. Së pari me homologë si Werner dhe Pulisic në operacion, tani presim rritjen e ofertës me para. Klubi i Agnellit dëshiron të rifillojë me De Ligt dhe do ta linte të largohej (gjithsesi me ngurrim) vetëm për një ofertë të padiskutueshme, e cila iu afrohet 100 milionëve.

Megjithatë, nëse nuk arrin, zgjatja e kontratës duhet të ridiskutohet, sepse afati i vitit 2024 është shumë i “rrezikshëm”. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë marrëveshje me agjencinë e përfaqësuar nga avokatja braziliane Rafaela Pimenta.

Bardhezinjtë janë duke punuar në të dyja frontet, në pritje të rinisjes së operacionit nga blutë e Londrës, me Manchester United e mentorit të tij Ten Hag më të izoluar për momentin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit