De Ligt dhe miqësia që shqetëson Juventus-in

28 Maj 2020
18:35
Denis Hakanaj
back button

Drejtuesit e Juventus janë të shqetësuar nga miqësia mes Matthijs de Ligt dhe mesfushorit të Barcelona-s, Frenkie de Jong, dhe Matthijs de Ligt.

Të dy lojtarët janë larguar nga Ajax-i verën e kaluar, me De Jong që është transferuar te Barcelona dhe De Ligt që ka zgjedhur Juventus-in, pavarësisht ofertës së rëndësishme të bërë nga katalanasit.

Sipas Calciomercato.com, De Jong është munduar ta bindë mikun e tij gjatë këtij sezoni që të transferohet te gjigantët e La Liga-s.

Drejtuesit e bardhezinjve janë të vetëdijshëm për këtë dhe ia kanë bërë të qartë Barçës dhe De Jong-ut se De Ligt nuk ka për të lëvizur nga Torino.

Aktualisht, dy klubet po zhvillojnë negociata për një këmbim të mundshëm lojtarësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit