De Ligt flet pa doreza, thumbon Messin me deklaratën e tij për Ronaldon

6 Qershor 2020
12:39
Eraldo Harlicaj

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për futbollin italian dhe ekipin e tij. Ai ka  folur dhe në lidhje me Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si më të mirën e gjeneratës së tij dhe një shembull për futbollistët e rinj.

“Ronaldo është më i miri i gjeneratës së tij dhe një shembull shumë i mirë për të gjithë futbollistët e rinj”, – tha holandezi. Fjalia e tij bën dallimin dhe ndërmjet Ronaldos dhe Messit dhe garës së tyre me njëri-tjetrin.

De Ligt u ble në verën e 2019 nga Ajaxi, por deri më tani futbollisti i ri nuk ka qenë aty ku të gjithë shpresonin. Shtatlarti nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe ky nuk është më një sekret. Trajneri Sarri i dha formacionin pas dëmtimit të Chiellinit, por holandezi e humbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit